Prokurori ndalet në rrugë: Na ndihmo/ Kryeprokurori shkon në Fier, për krimet elektorale dhe pastrimin e parave

17/05/2021 15:22

Kryeprokurori i përgjithshëm në Fier, u prit sot nga shumë qytetarë, të cilët, pasi mësuan vizitën e tij, i dolën në rrugë për t’i treguar hallet e tyre dhe kërkuar zgjidhje.

Kryeprokurori dëgjoi ankesat, por qëllimi i vizitës së tij në Fier e me pas në Vlorë, janë çështjet që kanë të bëjnë me hetimin e krimeve zgjedhore, për të cilat tha se ka pasur disa sinjalizime.

Qëllimi i vizitës së prokurorit ishte edhe puna e Prokurorisë së Fierit, në luftën kundër pastrimit të parave dhe hetimin e pronave të krimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA