Përballja për titullin/ Të hënën Partizani dhe Teuta, ndeshja më e rëndësishme e javës së 34 të Superligës

16/05/2021 20:46

Java e 34-të e Superligës e cila do të luhet ditën e hënë, kur do të jetë edhe treni i fundit për Partizani, siç e përmend vetë trajneri Ilir Daja pasi ekipi i tij do të përballet me Teutën kryesuese që ndodhet 3 pikë përpara tyre.

Ndërkohë në Durrës trajneri Edi Martini nuk ka asnjë dyshim, skuadra e tij është më e mira dhe pavarësisht se i mjafton edhe 1 pikë do të luajnë për ta fituar takimin.

Veç çështjes së titullit e hapur mbetet edhe gara e zonës europiane. Tirana ende mbetet jashtë, por përball saj këtë javë është Laci, të cilin e ka rival direkt për këtë objekvit.

Ndërkohë për zonën e ftohtë janë në lojë 3 ekipe, por Skëndërbeu duket më i avantazhuari me përballjen e kësaj jave me Apolloninë e rënë nga kategoria.

Bashkë me korçarët për fundin e tabelës janë edhe Kastrioti që luan në Shkondër ndaj Vllaznisë apo Bylisi që udhëton drejt “Elbasan Arenës” ku e pret Kukësi. Të gjitha këto ndeshje do të keni mundësinë ‘ti ndiqni ditën e hënë drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA