FOTOT/ Macja ka vërtet shtatë shpirtra, hidhet nga kati i pestë dhe mbijeton

15/05/2021 14:32

Një mace e zezë i ka mbijetuar rrëzimit nga kati i pestë i një ndërtese që po digjej në Chicago.

Pamjet e filmuara nga Departamenti i zjarrfikësve e tregojnë kafshën shtëpiake, teksa nxjerr së pari këmbën dhe hidhet nga dritarja për t’u shpëtuar flakëve.

Ndërsa dëshmitarët në tokë thanë se ajo ra mbi bar, bëri një rrokullisje dhe u ngrit me këmbët e veta shëndoshë e mirë.

Macja e zezë u fsheh poshtë një makine siç rrëfen shoferi i saj dhe më pas sapo u ndje mirë u përpoq të shkonte sërish te shkallët e pallatit për të shkuar në shtëpi.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel