21/12 21:09
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 582.867, prej të cilëve 697 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 32.780.283, me 35.025 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,76 milionë raste të konfirmuara dhe 62.365 të vdekur. Në SHBA deri më tani mbi 153 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 116 milionë dozën e dytë.
Top Channel