Në këtë ditë të madhe të Fitër Bajramit, jemi të lumtur që familja Vorpsi, i hapi derën ekipit tonë të xhirimit. Çifti ka një familje të bukur e të madhe, me 5 djem, të 5-të djem.
Altin dhe Brikena Vorpsi: Dita e Bajramit, Marshalla, është si ajo dita që personi ose besimtari merr rrogën e tij nga Zoti I madh. Është ditë e madhe, e gëzuar, sepse merr fund muaji I agjërimit dhe njeriu fillon jetën e tij në normalitet. Është moment, që gjatë faljes së Bajramit ai pret shpërblimin, jo monetar, por shpirtëror nga Zoti i madhnueshëm.
Ne jemi një familje që investojmë në vlera në kapital njerëzor, që në këtë rast janë 5 fëmijët tanë. Kjo nisur edhe nga arsimi që ne kemi marrë. Fatmirësisht u arsimuam jashtë vendit, në Malajzi, për rreth 9 vite e gjysmë. Unë kam studiuar për Psikologji dhe bashkëshorti, Altini, ka studiuar për Shkenca Komunikimi. Në vitin 2006 u kthyen dhe ngritëm familjen tonë. Jeta jonë, suksesi që kemi patur gjithë këto vite, është shpërblimi që e kemi ndjerë, dhe shpresojmë që me vullnetin e Zotit të vazhdojmë ta ndjejmë.
-Cili është agjëruesi më i ri, dhe ai më i vjetri në thonjëza?
Më i vjetri jam unë dhe më i riu është Isa që është 11 vjeç dhe ai ka 3 vjet që agjëron. Ndërsa më i vogli farë është 5 vjeç dhe nuk ka nisur ende. Ne kemi parimin bazë, që kur ke një hall, kthe kokën pas dhe shih dike, që ka një hall më të madh dhe kur ke një gëzim dhe një mirësi, mos merr kot, mos u deh nga suksesi, sepse ka njerëz që kanë shumë më tepër.
Sot kryem edhe vizita tek familjarë, madje ishim me kadaif në gojë, kur ju na morët në telefon dhe thatë se do të urdhëronit tek ne.
Top Channel