23/11 20:33
Dinamo siguroi dje kthimin në Superligën e futbollit shqiptar pas nëntë vitesh mungesë. Në lidhje me këtë arritje ka reaguar edhe kreu i Bashkisë Tiranë.
Erion Veliaj ka treguar se më në fund kanë ardhur kohë të arta për kryeqytetin shqiptar, që do ketë tanimë tre skuadrat emblemë për 12 derbi në total gjatë sezonit që vjen.
“Më në fund kohët e arta të kryeqytetit – Tirona, Partizani dhe Dinamo – të treja në superiore. Fitoftë skuadra më e mirë, për sa kohë trofeu mbetet në Tiranë. Bashkia Tiranë do ofrojë si çdo vit premium për fituesin”, shkruan Veliaj.
Top Channel