Shpërthimi në kompaninë e naftës, Gjykata e Fierit vendos masën e sigurisë për shefin e sigurimit teknik
06/05/2021 15:54
Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për Erion Alushaj, shefin e sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimit në një kompani nafte.
Në fshatin Kash në Mallakastër, mëngjesin e së hënës, rreth orës 07.30 mori flakë një tubacion nafte pas shpërthimit të një pompe centrifugale në sektorin e dekantimit të kompanisë së naftës. Për pasojë u dëmtua me djegie operatori i prodhimit Viktor Ballaj 50 vjeç.
40 vjeçari Erion Alushaj akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi nuk kishte marrë masa për sigurinë teknike.
Top Channel