Agron Duka përbetohet si opozitar dhe sqaron se qëndrimi i tij për zgjedhjet është parimor

06/05/2021 16:44

Agron Duka kreu i PAA ishte sot në Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja për të folur për rezultatin që prodhoi 25 prilli për partinë e tij dhe opozitën në tërësi.

Duka pranoi se opozita ka bërë disa gabime dhe se humbja nuk duhet duhet justifikuar duke fajësuar kundërshtarin.

Si një ndër gabimet e opozitës ai përmendi edhe djegien e mandateve. megjithatë Duka tha se ai do të vazhdojë të jetë në opozitë, duke hedhur poshtë një mundësi afrimi me Ramën.

Duka: Unë dola tek më të votuarit, mendoj që nëse vazhdojmë dhe gjejmë justifikimin e humbjes te vjedhjet nuk bëjmë analizë për të ardhmen, gabimet fillojnë që shumë më parë. Mendoj që ndihmoj, dhe ka të tjerë si unë, opozitën. Se po vijuam të gjejmë humbjen te vjedhja do përsëritet gjëja.

Unë kam qenë anëtar i komisionit i ndarjes administrative, dhe humbëm në zgjedhje me atë lloj ndarje, gabimi i dytë djegia e mandateve dhe e kam thënë këtë.

Kishim 5 mandate dhe i dogjëm. Që ramë dhe dakord me Bashën për këtë gjë. Pra është faji jonë, s’mund ta kërkojmë vetëm tek kundërshtari. Zgjedhjet u fituan edhe prej gabimeve tona

Dyrnjaja: Mos dukeni sikur po i shkel syrin Ramës?

Duka: E kanë gabim, unë jam me opozitën ,kur tu dalë sikleti humbjes do bien dakord me këtë që them unë. Në këto momente duhet të njohim zgjedhjet se kemi negociatat, që po ashtu të kërkojmë dhe zgjedhje të parakohshme për gabimet. Tani rikthimi në parlament është gjëja më e mirë, jemi 63.

Top Channel