“Mendojeni vetë se si e kemi mbajtur atë qendër”, Duma në Open: Një person u shtir si anëtar i KQZ-së

03/05/2021 21:33

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel tregoi një prej situatave sipas saj antiligjore gjatë ditës së zgjedhjeve.

Ajo është shprehur se një person që nuk ishte pjesëtar i KQZ-së ka qenë në një prej qendrave të Rrogozhinës duke kryer krim elektoral. Duma tha se dosjen ia dërguam SPAK, por ata e dërguan në Prokurorinë e Kavajës sepse nuk konsiderohej krim elektoral.

“Tre orë para ose pas mbylljes së kutive ishte se PD kishte fituar. Në Rrogozhinë veprojnë tre banda, ditën e zgjedhjeve komisinerët tanë më marrin në telefon e më thonë që ka ardhur kryetari i Rrogozhinës bashkë me djalin e atij dhe po na ofendojnë. Ishte rasti që donin të votohej familjarisht,l por kjo gjë nuk ishte lejuar, sipas rregullave votimi duhet të ishte pezulluar. Unë u nisa nga Kavaja drejt Rrogozhinës. I pyes e më thonë se ka ardhur një përfaqësues i KQZ që thotë se s’ka ndodhur asgjë por le të vijohet me procesin. Unë i them që të flasë me mua dhe i kërkoj që të lutem prezantohu. Ai prezantohet si anëtar i KQZ. Më pas e fotografojnë me badge që mbante e ia coj KQZ. Rezultoi që ai nuk ishte fare I KQ. I bëj kallëzim në SPAK. Mendoni vetë se si e kemi mbajtur atë qendër. Dosja i ka kaluar prokurorisë së Kavajës se sipas tyre s’është konsideruar krim elektoral. I kam në foto anëtarët e e administratës së Rrogozhinës me tatuazhe e me mëngë të shkurtra”, tha Duma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA