Gruaja vendos kamera në ushqyesen e zogjve në kopsht, rezultatet janë foto të mahnitshme

01/05/2021 18:05

Zogjtë kanë qenë gjithmonë sfidues sa i përket studimit të afërt, ata janë të shpejtë dhe largohen në fluturim sapo njeriu u afrohet. Madje në shumë vende ka grupe të organizuar amatorësh të zogjve që dalin për t’i shikuar ata me orë të tëra me dylbi.

Kjo ishte arsyeja që Lisa, e njohur në rrjetet sociale si Ostdrossel vendosi një kamera në enën e ushqimit të zogjve që ka vendosur në kopshtin e saj, duke kapur disa nga fotot më mahnitëse të krijesave të vogla. Lisa ka llogarinë e saj në Instagram ku mund të blihen fotot.

Adhuruesja e zogjve thotë se ajo çka e bën më të veçantë, është se zogjtë nuk e kanë idenë se po filmohen, prandaj shpalosin të gjithë karakterin në sjelljen e tyre.

Lisa tregon në rrjetet sociale se si ia arriti hiles: “Është një kamera në formë kutie, me një lente të madhe lart dhe një më të vogël poshtë. Kamera ka një sensor lëvizjeje dhe aktivizohet kur ka krijesa pranë saj, duke bërë rreth 10 foto në sekondë.”

Kur zogu ndalon në pragun e ushqyeses, sensorët e lëvizjes nisin marrjen e fototve. Kamera mund të bëjë deri në 7,000 foto në ditë, të cilat unë i zgjedh e i punoj në mbrëmje. Fshij ato që nuk duhen dhe ruaj e punoj ato që besoj si të publikueshme.”

Mes situatave të rralla janë ato të një çifti që i ulërasin njëri-tjetrit, apo dy kumurie që “puthen” para kameras.

Një laraskë egoiste mbush të gjithë sqepin e saj me fruta të thata, aq sa i duket si një buzëqeshje e madhe me dhëmbë.

FOTO GALERI
19/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA