Orges Shehi vijon të marrë frytet e punës së mirë të bërë në pankinën e Tiranës, pasi në harkun e 4 ditëve ka mposhtur dy rivalë direkt për titull dhe është rikthyer plotësisht në garë.
Sa shijon kjo fitore, duk,e qenë se paraqitja nuk ishte ajo e duhura?
Është një fitore që të kënaq, pasi treguam se dimë të vuajmë. Nuk mund të bëjmë gjithmonë mirë dhe të dominojmë, por e rëndësishme është që të fitojmë edhe kur vuajmë. Ishte një fitore shumë e rëndësishme, ndonëse nuk ishim në nivelin tonë.
Kaq e rëndësishme është mungesa e Torasës?
Sigurisht që është e rëndësishme, pasi është një lojtar me mjaft eksperiencë, që na nxjerr shpejt në sulm, por gjithsesi edhe sot bëmë mirë, kryesisht në pjesën e dytë.
Keni keqardhje që nuk e morët nga fillimi skuadrën?
Për mua është e rëndësishme që kemi bërë mirë dhe jemi në garë për titullin kampion, që do të provojmë ta arrijmë deri në fund të sezonit. Kemi edhe 6 javë, ndaj do të bëjmë maksimumin deri në fund.
Sa besim keni tani që keni fituar ndaj dy rivalëve direkt për titull?
Ndeshjet direkte janë shumë të rëndësishme, pasi fiton dhe njëkohësisht ndal kundërshtarin, megjithatë kam kuptuar që të gjithë sfidat janë të rëndësishme dhe duhet të bëjmë maksimumin në të gjithë takimet që kanë mbetur. Këtë sezon nuk ka ndeshje të lehta, ndaj duhet të bëjmë kujdes dhe të vlerësojmë maksimalisht çdo kundërshtar.
Top Channel