Të moshuarit marrin dozën e 2-të të vaksinës/ Rama viziton tendën në shesh, shihni reagimin e gjyshërve kur takojnë kryeministrin pas fitores së zgjedhjeve

28/04/2021 11:56

Sot në sheshin “Skënderbej” ka nisur rivaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve, të cilët para rreth një muaj kanë aplikuar dozën e parë të vaksinës.

Për të ndjekur nga afër këtë proces ishte edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se sot do të rivaksinohen rreth 10 mijë të moshuar, ndërsa tregoi se në stok janë edhe 300 mijë vaksina të tjera.

“Kemi mbi 10 mijë të planifikuar sot. Kemi kryer mbi 416 mijë vaksinime, sot kalojmë në 425 mijë e besojmë më shumë. Ndërkohë që kemi një disponibilitet mbi 300 mijë vaksina”, tha ministrja Manastirliu.

Por aq që ra në sy në videon e postuar nga kryeministri Rama në facebook, ishte fakti se gjyshe dhe gjyshër e uronin atë për fitoren e mandatit të thellë.

Urime o zot dita 1000 t’u bëftë”, u shpreh njëri prej tyre, ndërsa të tjerë thonë se ai e ka nderuar Shqipërinë.

“E pastrove veten”, ka deklaruar një tjetër gjyshe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA