“Pse e bërë atë te sheshi?”/ Pak para seance, Arben Mema ngre supet: S’më ka dalë pija!
28/04/2021 10:56
Sot pritet të jepet masa për Arben Memën i cili më 25 prill terrorizoi qytetarët e Tiranës me aktin e çmendur , ku në gjendje të droguar mori makinën dhe dha një shfaqje që mund të ishte fatale për shumë qytetarë në shesh.
Ishte Klodiani një i ri 22 vjeçar i cili mundi të ndalonte atë fillimisht para se të shkaktonte një tragjedi , dhe pastaj bashkë me qytetarët e tjerë e neutralizuan deri në ardhjen efektivëve.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel një nga të pranishmit e pyet “ pse e bërë Arben atë te sheshi”, ndërsa ai thotë: S’më ka dalë ende pija.
Ndërkohë personi tjetër, me tuta blu ngre gishtin e mesit për kamerat.
Arben Memës iu gjetën edhe lëndë narkotike në makinë ditën e ngjarjes.
Top Channel