Noka e akuzoi se mblodhi firma për Shabanin, Grida Duma i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm të PD: Nuk është loja ime, jeni njerëz me 20 vjet në pushtet
Presidenti Ilir Meta nga Fieri teksa ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në votime, ka komentuar dhe situatën e fundit të marrëdhënieve të tij me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
“Marrëdhënia me ambasadoren ka qenë gjithmonë e shkëlqyer”, është shprehur Presidenti Meta në një prononcim për media nga Fieri.
Presidenti thotë se primare është mbarëvajtja e procesit të zgjedhjeve pasi është vendimtar për hapjen e negociatave me BE-në.
“Marrëdhënia me ambasadoren ka qenë gjithmonë e shkëlqyer, e shkëlqyer. Primare është mbarëvajtja e këtij procesi, pasi është vendimtar për hapjen e negociatave me BE-në. Marrëdhëniet e mia me SHBA-të do të mbeten të shkëlqyera. Zgjedhjet janë të mrekullueshme, kudo janë të mrekullueshme, në Shijak të mrekullueshme, kudo është fantastike”, është shprehur Presidenti Meta.
Top Channel