Menjëherë pasi një i ri 22 vjeçar ka ndaluar një skenë të çmendur që mund të rezultonte fatale në sheshin “Skënderbej”, kryeministri Edi Rama ka pritur të riun.
Gazetarja Anila Hoxha raportoi se drejtuesi i makinës, i cili është futur në mes të sheshit “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e kalimtarëve aty pranë është Nertil Qazimi, 35 vjeç.
Hoxha njofton se autori nuk ka qenë nën efektin e alkoolit, por ishte nënë ndikimin e lëndëve narkotike, madje edhe në makinë i janë gjetur dy lloje drogash.
“Ai ka bërë testin e alkoolit dhe nuk del i dehur, por nën efektin e lëndëve narkotike. Do të merret në pyetje sapo situata të stabilizohet. Një perimetër sigurie është vënë dhe po nga policë për shkak se nuk ka ku të vendosen, ndërsa janë në pritje të ekspertëve të kriminalistikës. Në automjet iu gjet drogë e llojit kokainë dhe hashash”, raportoi Anila Hoxha.
Top Channel