Pezullohet projekti i turbinave të erës në ujërat e New York pas fitores së Trump në zgjedhje (fotot)
27/11 21:47
Kryeministri kanadez Justin Trudeau u vaksinua sot me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.
“Jam shumë i lumtur”, u shpreh Trudeau ndërsa vaksinohej. “Ndërkohë që Ontario ka ftuar personat 40 vjeç e lart për t’u vaksinuar me vaksinën AstraZeneca në farmaci, tani është radha jonë”, tha ai pak më parë në një konferencë shtypi.
“Është një lehtësim të dish se ky gjest i thjeshtë na ndihmon të mbrojmë veten, por, veçanërisht, të mbrojmë ata që duam”, shtoi Trudeau për shtypin.
Shumica e provincave kanadeze kanë zgjeruar këtë javë grupmoshën për qasjen ndaj vaksinës AstraZeneca, duke e vënë për personat mbi 40 vjeç, ndërkohë që ishte e rezervuar më parë për ata mbi 55 vjeç.
Top Channel