FOTO/ Mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, gruaja ngrihet e shpërfytyruar në mëngjes

24/04/2021 09:50

Vaksinat anti-Covid thuhet se sjellin efekte anësore dhe një grua ka treguar reaksionin alergjik që pësoi pasi mori dozën e parë.

Vicky Richardson nga Fareham, Hampshire pësoi skuqje dhe enjtje të fytyrës. Megjithatë, ajo kërkoi që të gjithë t’i besojnë shkencës dhe të vazhdojnë të marrin dozat e vaksinës për tu mbrojtur nga Covid-19.

Fillimisht, 37-vjeçarja vuri re se kishte diçka ndryshe në lëkurën e saj dhe i dukej sikur kishte kaluar gjithë natën duke pirë alkool. Por kur u zgjua në mëngjes, i ndjeu qerpikët shumë të fryrë dhe u shtang kur pa në pasqyrë se sa e ënjtur ishte fytyra e saj. Menjëherë ajo njoftoi mamanë e saj dhe shkuan në farmaci.

Pasi mori disa anti-alergjikë për tre ditë, fytyra e Vickyt u kthye në normalitet dhe ajo ishte në gjendje të kthehej në punë.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA