Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Elbasan-Korçë arrestoi në flagrancë një punonjës policie, pasi aksidentoi për vdekje një shtetas në aksin rrugor Maliq-Korçë
Më datë 23.04.2021, ora 03:00, Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Elbasan-Korçë ka bërë arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë, Inspektor V. XH., 41 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Pogradec, pasi duke drejtuar mjetin e policisë tip Ford, ky shtetas ka aksidentuar në aksin rrugor Maliq-Korçë, në afërsi të fshatit Çiflik, shtetasin B. Z., 64 vjeç, i cili si pasojë e goditjeve të mara ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur ndërsa punonjësi i policisë, V. XH. po transportonte me mjetin e policisë dy shtetas të arrestuar, drejt dhomave të sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë.
Specialistët e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA-së Elbasan-Korçë kanë bërë të gjitha veprimet proçeduriale, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal po vazhdojnë.
Top Channel