Grida Duma në ‘Breaking’: Rama e ka humbur të drejtën për të qeverisur! Ja mesazhi që i jep qytetarëve

23/04/2021 16:44

Kandidatja e PD, Grida Duma, ishte sot e ftuar në studion e Breaking në Top News, për të folur për zgjedhjet e 25 prillit.

Duma ka komentuar fushatat e bëra nga dy partitë më të mëdha në vend, ajo e PS dhe PD. Duma tha se ka ardhur moment që Rama të largohet pasi sipas saj nuk i ka dhënë besimin e duhur popullit që mund të vazhdojë të qeverisë.

“Është e natyrshme e gjitha. Si ja vë emrin gjërave, nuk është çështja se nuk dua të bëj program por nuk mund të bësh më pas 8 vitesh, ke thënë do bëj ujin 24 orë, u bë qesharak kur e tha Rama, ka dy mandate që e tha. Arsyeja që ai banalizua është se e vetmja gjë që mund të gjente për vëmendje është sulmi për kundërshtarin. Koha ka qenë e mjaftueshme, ose ke qeverisur mirë dhe njerëzit ta japin votën ose nuk mund të qeverisësh më. PS nuk mbledh njerëz, nuk shoh tubime, e kanë të vështirë që qoftë edhe 5 veta të mund të përballojnë faktin që dikush do thotë” Pse se ke bërë këtë e atë”. Është çështje hipokrizie, ai po ruan veten dhe jo shqiptarët, nga masiviteti i njerëzve që do i thoshin që janë kaq bilance dhe gjëra pa bërë. Njerëzit të kërkojnë llogari pas tetë vitesh”, u shpreh Duma.

Duma renditi ndryshimet e fushatës mes Ramës dhe Bashës, duke thënë që ky i fundit ka menduar edhe për socialistët e zhgënjyer.

“Nuk e di këtë, dua të them që Basha arsyeja pse nuk e mban logon është se e di që ka shumë socialistë që nuk e gjejnë më veten te PS. Modeli i kryetarit të Bashkisë është një përpjekje e shëmtuar për të kopjuar Ramën por nuk e arrin në asnjë nivel. PS nuk e gjen më veten te PS, Basha e shikon qartazi që duhet të thotë vetëm PD, sepse po akomodon socialistë që e nuk e gjejnë më veten te PS. Ishte e qartë që nuk ishte shtetar që në 2013, dhe çdo tjetër u kuptua që nuk kishte nuancën e kreut të shtetit. Unë jam e përkohshme në politikë dhe Shqipëri. Basha ka dalë me qartësi që përfaqëson shumicën e shqiptarëve pavarësisht se janë të majtë apo të lëkundur. Rama thotë vetëm unë, dhe ju bë gropë kraharori duke e goditur”, u shpreh Duma.

Sipas Dumës politika është e personalizuar dhe kjo nuk është formula, duke shtuar më tutje se gjithmonë ka dashur lista të hapura.

“Politika është e personalizuar, kjo nuk është formula. Njerëzit ngatërrohen se kanë ikur emrat, për mua politika është në rang kombëtar për disa personazhe. Unë kam dashur gjithmonë lista të hapura. Është e vështirë që në rang kombëtar ta devijosh rezultatin, sesa në rang qarku. Vendimi që ne kemi marrë që voto nr.9 është gjëja e duhur”, shprehet ajo.

-Si është dita e heshtjes zgjedhore për ju?

“Shkohet, takohen strukturat, jepet besim edhe forcë të gjithë trupës që do merren me çuarjen dhe shoqërimin e njerëzve, atyre që do mbajnë qetësinë absolute. Kandidati ka për detyrë të gjendet aty dhe kjo është ditë organizative.
Çdo gjest mimike fytyre kandidati është një rreze drite ose për njerëzit. Nëse kandidati tregon jo kënaqësi njerëzit mendojnë se dinë ndonjë gjë për rezultatin. Ju thash atyre të PD ju dua të shplodhur, sepse kanë qëndruar gjatë në terren”.

E pyetur se ku do ta gjejë data 25 prill, dita e zgjedhjeve, Duma thotë se pasi të vijë në mëngjes herët në Tiranë për të votuar do të zhvendoset në Kavajë dhe do të qëndrojë atje.

“Kavajë pa diskutim, do vij në Tiranë të votoja dhe pastaj do shkoj aty me vrap. Do qëndroj atje gjithë ditën, do përshëndes njerëzit dhe do shkojmë në qendrat e votimit nga jashtë sigurisht.

Sipas Dumës janë rritur masat e sigurisë dhe gjërat do të jenë më të kontrolluara në këto zgjedhje.

“Janë rritur masat e sigurisë, fotografimi i votës nuk do realizohet se janë kamerat. Votimi biometrik nuk lejon më që dikush të marri kartën dhe të votojë për ty, apo të votosh dy herë. Apo njerëz që kanë përdorur edhe dy mbiemra, për shkak të shenjave të gishtërinjve do të dalin që kanë votuar një herë. Do të kemi votime më reale këtë herë. Çdo moment marrja e kartës ID për të mos votuar është tendencë e mazhorancës. Sa i përket shitblerjes ka pasur plot, ne jemi në ndjekje të tyre. Gjërat do të jenë shumë më të kontrolluara”, shprehet ajo.

Duma ka një mesazh për të gjithë qytetarët: “Të votojmë, njerëzit duhet të dalin të votojnë. Politika në Shqipëria nuk është arena e më të mirëve, shumë shpesh nuk e kanë merituar respektin, por Shqipëria ka nevojë për ndryshim por mbi të gjitha për pjesëmarrje. Politika vendos në fund të ditës, për mirë apo keq. Njerëzit se pari duhet të votojnë, jo me tendencë që janë të gjithë njësoj, jo nuk janë njësoj. Edhe në Shqipëri, edhe në politikë ka njerëz që ja vlejnë dhe ato që nuk ja vlejnë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA