“Pas fitores më 25 prill nuk do e shihni më si e keni parë deri sot të gjithë arenën cinike të idiotësive të politikës sepse kjo është përpjekja e fundit, peshkaqeni gjuan me bisht teksa përpëlitet atyre që e kanë mbajtur peng ose janë përpjekur ta tërhiqni nga këmbët Shqipërinë kur nuk e kanë pasur, Saliu dhe Iliri e kanë këtë një betejë finale për ta, një beteje ku duan të provojnë, duke mbledhur të gjitha forcat e fundit se përsëri mund ta marrin në kontroll Shqipërinë”. Kështu është shprehur Kryeministri Rama nga Lushnja, ku po zhvillon një takim elektoral.
Kreu i qeverisë ka sjellë në vëmendje se si Shqipëria ja doli ta fitonte luftën me pandeminë.
Për Kryeministrin Rama, “Shqipërinë zoti e kishte pushim ditën e diel, e mori me nge, e qëndisi si një pëlhurë në të gjithë sipërfaqen”.
Rama: Sapo gjetëm rrugën për të vijuar me rindërtimin erdhi goditja tjetër, një tërmet që futi në krizë sistemet shëndetësore në botë, përsëri u vu në provë karakteri ynë dhe ja dolëm. Tuneli i pandemisë po shkon drejt fundit, ne Shqipëria e vogël, as e pasur, as e zhvilluar, jemi atje lart ku kurrë se kishim menduar se disa shtete do ndanin me ne. Për ritmin e luftës me armikun e padukshëm dhe vaksinimin masiv. Si ka mundësi që ne t’ja dalim këtyre sfidave që janë shumë më të mëdha se ça mendojmë ne se jemi dhe të mos ja ndalim ne që ta këpusim një herë e mirë zinxhirin e mallkimit që na mblidhet nëpër këmbë dhe na rrëzon tamam në kohë kur jemi duke arritur në majë. Ku ka një vend tjetër kaq të vogël, brenda të cilit të gjesh dy dete, maja me dëborë edhe gjatë gushtit dhe të përshkosh e të kapërcesh kaq shumë lumenje, brenda të cilit të shohesh kaq shumë pyje e liqene, e nga ana tjetër të shohësh se pse ne nuk jemi në lartësinë e asaj maje. Unë them sikur kur bëri Shqipërinë zoti e kishte pushim ditën e diel, e mori me nge, e qëndisi si një pëlhurë në të gjithë sipërfaqen. Çfarë i ka penguar shqiptarët që të ishin aty ku e kanë vendin, dora e mbrapshtë e robit. Në 25 prill kemi mundësi ta këpusim atë zinxhir. Dëgjojeni këtë budallain këtu nuk do e shihni më si e keni parë deri sot të gjithë arenën cinike të idiotësive të politikës sepse kjo është përpjekja e fundit, peshkaqeni gjuan me bisht teksa përpëlitet atyre që e kanë mbajtur peng ose janë përpjekur ta tërhiqni nga këmbët Shqipërinë kur nuk e kanë pasur, Saliu dhe Iliri e kanë këtë një betejë finale për ta, një beteje ku duan të provojnë, duke mbledhur të gjitha forcat e fundit se përsëri mund ta marrin në kontroll Shqipërinë. Në 25 prill nuk bëhet fjalë për të zgjedhur mes partive, nuk bëhet fjalë fare! Bëhet fjalë për të zgjedhur rrugën, se çfarë duam të jemi ne dhe si duam të jetë Shqipëria e këtyre 10 viteve.
Top Channel