Kapet turku, blinte vota për LSI/ Vlorë, përgjimet e prokurorisë zbulojnë skemën e blerjes së votave

21/04/2021 15:10

Dy aktivistë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, u ndaluan nga policia për shkak se ata dyshohet të jenë përfshire në krime zgjedhore.

Në përgjimet e nisura nga ana e prokurorisë së Vlorës, rezulton shtetasi turk, Abdulgfur Balikci 23 vjeç dhe Juriseld Mucaj 24 vjeç, kanë biseduar me njëri-tjetrin për blerje të votave. Dyshohet se në periudha të ndryshme, Muçaj ka marrë shuma parash nga turku Balikçi, për të marrë vota për LSI-në nga disa persona të njohur prej këtij te fundit.

Në momentin e ndalimit, të dy aktivistëve, atyre u është sekuestruar një bllok, ku në të ishin shkruar 15 emrat e personave që dyshohet se do u blinin votën, po ashtu u janë sekuestruar edhe celularët për shkak se kanë pasur biseda mes tyre, që konfirmojnë veprën penale të shitblerjes se votës.

Ndërkaq, hetimet e mëtejshme i kanë kaluar Prokurorisë së Posaçme SPAK, si organi kompetent për krimet zgjedhore. Turku Abdulgafur Balikçi, ka qenë i angazhuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim, dhe ka pasur takime te shpeshta me kandidatin për deputet, Luan Rama.

Balikçi prej disa vitesh jeton në Vlorë dhe së bashku me babain e tij, kanë një klinikë dentare. Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh, ku aktivistë dhe drejtues qarqesh të LSI-së, bien në pranga për blerje të votave. Ne Pukë, pak ditë më parë u procedua penalisht drejtuesi lokal i kësaj partie, Demir Syla, si dhe u vu në pranga Vasil Shabani, i dyshuar si sekser.

Atyre iu gjeten një liste me emrat e 27 votuesve në Pukë, dy fleta të ngjashme me atë të fletës së votimit dhe mbi 5 milionë lekë të vjetra, me te cilët dyshohet se do të blinin votat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA