Prej 7 orësh të bllokuar në tragetin Durrës-Bari, defekti pengon daljen e automjeteve dhe kamionëve
SPAK ka paraqitur konkluzionet e tij edhe për rolin e Pirro Xhixhos në dosjen që lidhet me Fatime Kryemadhin dhe Ema Çokun, duke ngritur pretendime për ndikimin e tij në një marrëveshje interkoneksioni të vitit 2014 dhe për përfitime financiare nga Adrian Shatku.
Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, SPAK argumenton se në vitin 2014, shoqëria e Adrian Shatkut ka tentuar dhe ka realizuar një marrëveshje interkoneksioni (lidhja teknike dhe tregtare mes dy ose më shumë rrjeteve të komunikimit) me një kompani celulare. Sipas akuzës, kjo marrëveshje është realizuar nën ndikimin e Monika Kryemadhit dhe Pirro Xhixhos.
SPAK deklaron se Pirro Xhixho, në atë kohë kryetar i AKEP-it, ka marrë pjesë aktivisht në ndërmjetësimin e marrëveshjes me kompaninë “Unifai”. Sipas Prokurorisë së Posaçme, kjo kompani nuk ka qenë e kontrolluar nga AKEP dhe nuk ka qenë e regjistruar në tatime.
Sipas SPAK, veprimet e Pirro Xhixhos kanë favorizuar korrupsionin, ndërsa ai informonte Monika Kryemadhin për veprimtarinë e AKEP-it.
Në të njëjtën kohë, SPAK deklaron se Monika Kryemadhi ka përfituar të ardhura nga Adrian Shatku në forma të ndryshme dhe se hetimi ka provuar përfitimin e 246 mijë dollarëve nga Shatku.
Top Channel