Vapa, sëmundja e rrallë e lëkurës/ 300 të prekur nga Iktioza në Spanjë, e kanë të pamundur të djersijnë

13/07/2026 14:27

Ashtu si rreth 300 persona të tjerë në Spanjë, Alberto Gomez vuan nga iktioza, një çrregullim i rrallë i lëkurës që e bën të paaftë të djersijë, e për rrjedhojë, trupi ka gjasë të mos arrijë të ftohet në mënyrë natyrale gjatë vapës së madhe.

Ajo që për të tjerët mund të jetë thjesht një ditë e pakëndshme, për njerëzit me këtë sindrome mund të kthehet në një rrezik për jetën. Iktioza është një çrregullim i rrallë i trashëguar që e bën lëkurën jashtëzakonisht të thatë, të ashpër dhe të skuqur. Lëkura e Gomez-it rripet nga koka te këmbët, ndërsa pacientë të tjerë zhvillojnë plagë ose flluska në lëkurë.

Ne e çlirojmë nxehtësinë e trupit përmes djersitjes. Nëse ajo nuk realizohet, pra nëse ne nuk mund ta çlirojmë nxehtësinë, trupi ynë mbinxehet dhe mund të pësojë goditje”, shprehet Angela Hernandez, dermatologe.

Për Gomez, mësues fizike, ky problem mund të kthehet në një makth të vërtetë në ditë përvëluese di këto.

Alberto Gomez, i prekur nga iktioza shprehet “Mbaj mend që kur isha i vogël, e kisha shumë të vështirë të filloja të djersija. Është e vërtetë që ndonjëherë e vendos veten në rrezik – për shembull, këto javët e fundit në shkollë, ku nuk ka ajër të kondicionuar dhe kur hyn në klasa, kam ndjesinë se rrezikon të pësosh goditje nga të nxehtit”.

36 vjeçari shton se kjo situatë e shqetëson atë dhe të tjerë që përjetojnë të njëjtat vështirësi. Ai shprehet se e kanë ndihmuar mjaft përpjekjet e ndërgjegjësimit për rreziqet.

Besojmë se jemi në gjendje një sërë shenjash paralajmëruese, dhe kjo na ndihmon shumë që të marrim masa paraprake përpara se goditja të na ndodhë”, shton ai.

 

Top Channel