“SHBA po merr kontrollin e Ngushticës së Hormuzit”, Trump: Do të paguhemi që ta ruajmë atë
Policia britanike kundër terrorizmit ka marrë drejtimin e hetimit për vrasjen e dyshuar të ish-deputetes së Parlamentit britanik, Ann Widdecombe, bëri të ditur të hënën ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood.
Sipas CNN, fillimisht autoritetet kishin deklaruar se nuk kishte të dhëna që vdekja e Widdecombe të ishte një akt terrorist apo e motivuar politikisht. Megjithatë, hetimi tashmë po drejtohet nga njësitë kundër terrorizmit.
Ish-deputetja u gjet e vdekur të enjten në banesën e saj në Haytor, Devon, në jugperëndim të Anglisë. Policia beson se ajo kishte humbur jetën një ditë përpara se trupi i saj të zbulohej.
Ndihmës shefi i policisë, Matt Longman, deklaroi se Widdecombe kishte pësuar “dëmtime të rënda” dhe se hetimet po vijonin për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Të shtunën, policia arrestoi një 28-vjeçar në South Yorkshire, nën dyshimin për vrasje. Sipas policisë së Devon dhe Cornwall, personi i ndaluar është shtetas britanik dhe ndodhet në paraburgim.
Arrestimi u krye me mbështetjen e njësive kundër terrorizmit në verilindje të Anglisë dhe policisë së South Yorkshire, të cilat vepruan në emër të policisë së Devon dhe Cornwall.
Top Channel