Spitali rajonal Memorial i Fierit u inaugurua sot, pas një punë intensive disa mujore, nga ekipi turk dhe shqiptar.
President i Turqisë, Tayyip Erdogan e quajti këtë spital, spitalin e miqësisë mes dy vendeve.
“I nderuar kryeministër! I dashur dhe i shtrenjti miku im zoti Edi Rama! Të nderuar ministra, të dashur vëllezër dhe miq shqiptarë, duke ju përshëndetur me ndjenjat e mia të përzemërta dhe me dashuri e respekt. Me rastin e hapjes së spitalit të miqësisë Turqi – Shqipëri në Fier, megjithëse në një formë virtuale, jam shumë i lumtur që takohem me ju së bashku. Me këtë rast, ju përgëzoj të gjithëve dhe për muajin e Ramazanit në të cilin ndodhemi dhe shpresoj që ky muaj të sjellë shëndet, bereqet dhe mirësi për vëllezërit e mi shqiptarë dhe për mbarë botën islame. Marrëdhëniet dhe raportet e miqësisë Turqi- Shqipëri vazhdojnë të zhvillohen nga dita në ditë me fuqinë, e cila merret nga kultura dhe historia jonë e përbashkët. Siç e dini, miku im i dashur kryeministër, me rastin e vizitës zyrtare në janar të vitit 2021, ne kemi bërë të mundur përforcimin e lidhjeve tona miqësore dhe vëllazërore mes dy vendeve tona, duke e çuar në një hap më tej dhe kështu kemi zyrtarizuar partneritetin tonë strategjik në nivelet më të larta. Unë besoj fort se partneriteti ynë strategjik do të shërbejë në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm, si dhe gjithëpërfshirës në të gjitha fushat, si dhe në krijimin e bashkëpunimeve të tjera të larmishme. Turqia, në mbi 30 vjet me këtë koncept vëllazërie dhe miqësie, ka vazhduar të ofrojë një kontribut të rëndësishëm, në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë. Njëkohësisht pas tërmeteve të shtatorit dhe nëntorit 2019 si dhe përgjatë pandemisë Covid 19 me të gjitha mundësitë tona, pa asnjë lloj pritshmërie dhe hezitimi, u përpoqëm që të ishim sa më pranë vëllezërve tanë shqiptarë.
Në dhjetorin e kaluar ne së bashku me ju zhvilluam ceremoninë e çeljes së kantierit të rindërtimit në qytetin e Laçit për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, të cilat po ndërtohen nga TOKI. Spitali pothuajse ka kushtuar 70 milion.. [ka një ngatërrese këtu përkthyesi, s’kuptohet qarte. Kështu që partneriteti ynë strategjik tashmë i nivelit të lartë po vazhdon në kushte normale. Është siç e kemi dhënë dhe fjalën, në spitalin rajonal të Fierit, me pjesëmarrjen e ministrit tonë të Shëndetësisë, po e organizojmë ceremoninë e hapjes së këtij spitali. Në spitalin që po inaugurojmë sot, do të punojnë afërsisht 400 punonjës turq dhe shqiptarë, që së bashku do të ushtrojnë detyrën.
Kështu që, duke krijuar një shërbim cilësor në fushën e shëndetësisë në kushte moderne dhe bashkëkohore e fokusuar në 23 degë themelore, me 6 salla operacioni, 6 shërbime poliklinike, si dhe 20 njësi të kujdesit intensiv, në total e përbërë nga 130 shtretër. Turqia me këto mundësi do të vazhdojë t’i shërbejë Shqipërisë, jo vetëm në qytetin e Fierit, por edhe në të gjithë rajonin. Uroj që ky spital i miqësisë Turqi-Shqipëri, në Fier duke qenë një tregues dhe një shenje e re për miqësinë mes vendeve tona, dëshiroj nga zemra që në gjeografinë e zemrës sonë të sjellë dobi dhe të shpërndajë sa më shumë shërim për vëllezërit e mi shqiptarë. Njëkohësisht, ngushëllime për të gjithë ato familje, për ata persona që kanë humbur jetën gjatë pandemisë së Covid 19 dhe njëkohësisht uroj shërim të shpejtë për të gjithë të infektuarit që aktualisht janë të shtruar në spital. Njëkohësisht një falënderim të veçantë dua të dërgoj për kompaninë kotratuese, e cila ka bërë të mundur ndërtimin e objektit, si dhe stabilizimin dhe shtrimin e rrugëve lidhëse”, tha presidenti.
Erdogan, në fjalën e tij, premtoi partneritet të vazhdueshëm me vendin tonë. “Turqia me këto mundësi, do të vazhdojë t’i shërbejë Shqipërisë”.
Spitali, i cili do ketë një ekip turko-shqiptar, pritet të presë pacientët e parë së shpejti.
Top Channel