Ishte fshehur në një shpellë, kapet autori që vrau turistin për një foto me kalin në Berat Kryeministri Edi Rama ka folur nga Skrapari për LSI duke thënë se nëse ajo familje qëndron e bashkuar, Shqipëria është në duar të sigurta.
Megjithatë thotë se do të ngrinte një gotë rakie për shëndetin e Ilir Metës se ka ngrënë me ta dhe nuk do të donte t’i shihte keq.
Rama: U bëmë si shtëpi të çmendurish, bashkohu, ha darkë, festo, ndahu. Ku iku? Iku te mullixhiu. U bë shtëpi e marrë dhe nga kjo fitoi gjithmonë Saliu. Vetëm një herë ka fituar PD në 1992. Në 2005 fitoi se u nda kjo familje, kur ka fituar tjetër? Fitoi në 2009, fitoi se na iku mullixhiu prapë. Po ju them, për sa kohë kjo familje rri e bashkuar, për aq kohë Shqipëria është në duar të sigura dhe nuk ka forcë që e përmbys fuqinë e madhe të bashkimit të kësaj familje.
Tani ka arritur në fazën e degradimit përfundimtar. Është ngushtuar rrethi i kandidatëve dhe përfaqësuesve tek krushqia, tek barku i shtëpisë, nuk i besojnë më askujt, e pushkatuan Luan Ramën në mes të Vlorës. U bë simboli i gjallë i asaj këngës “mora luftën, dola malit”. Iku, e pushkatoi në mes të Vlorës.
Po të kisha një gotë rakie do ta ngrija për shëndetin e Ilir Metës. Kam ngrënë bukë me ta, nuk dua t’i shoh keq, pastaj do doja ta ngrija për referendumin e Vlorës dhe t’i thoja Ilirit, boll, zbrit nga maja se na turpërove.
Top Channel