Notre Dame, dy vjet nga zjarri “sherret” pengojnë rindërtimin

16/04/2021 02:39

Dy vjet pas zjarrit shkatërrimtar në 15 Prill 2019, përgatitjet për rindërtimin e katedrales vazhdojnë. Por planet ndeshin në kundërshtime. Nga zjarri që tmerroi Francën e mbarë botën, u shemb maja e këmbanares së kishës ikonë, si edhe pjesë të tëra të konstruksionit mesjetar të çatisë, ndërsa qemerët e kalimeve kryesore pësuan dëmtime.

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua ta rindërtonte monumentin brenda 5 viteve. Fillimisht shprehu dëshirën për një rikonstruksion bashkëkohor, por më pas u detyrua t`i bindej vullnetit të ekspertëve që kërkuan të respektohej metoda e vjetër.

Fill pas zjarrit, sipërmarrje të mëdha dhe donatorë të vegjël premtuan gati një miliard euro donacione për rindërtimin. Administratorët e Katedrales kanë mbledhur tashmë 833 milion euro dhe kanë marrë të paktën premtime ligjërisht të detyrueshme për 98 për qind. Aktualisht, rreth 2000 drurë janë prerë dhe do të përdoren për rindëtimin e majave të kullave dhe kupolës së Notre Dame. Kjo ka ngjallur reagimin e shqoatave ambjentaliste që kundërshtojnë prerjen e pyjeve, e sidomos të lisave që do të përdoren për këtë qëllim.

Ndërkohë shtohen zërat që vënë në dyshim afatin e vendosur nga presidenti. Madje edhe vetë ndërtuesit thonë se 5 vjet nuk do të mjaftojnë e në një mendje me ta, është dhe presidenti i shoqatës së industrisë GMH, përfaqesuese e 80 përqind të kompanive, që kryejnë punë restauruese në monumentet publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA