Gazetari i Top Channel, Artur Bibe tha në “Wake Up” se Greqia mund të hapë kufijtë me Shqipërinë pas 15 majit, deri në 1 qershor.
“Me Shqipërinë kemi shifra shumë të larta të infektimit, nuk bëhet fjalë që të kemi një hapje të shpejtë nëse nuk vaksinohet më përpara 30% e popullsisë dhe pjesa tjetër të ajo që i themi imuniteti i tufës.
Këto shifra i llogarisim që Shqipëria mund t’i kapë rreth mesit të majit dhe fundit të tij. Kështu që, koha më e përshtatshme që autoritetet greke thonë se mund t’i hapin me Shqipërinë është pas 15 majit dhe deri në 1 qershor. Besoj se kalkulimet aty na nxjerrin.
Në Shqipëri nuk bëhet kujdes dhe shumë qytetarë falsifikojnë testet. Fajin e kanë autoritetet shqiptare që nuk marrin masa për falsifikatorët”, sqaroi ai.
Top Channel