IPSOS dhe Top Channel kanë bërë publike gjetjet e sondazhit të katërt në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.
Nga data 8 deri më 12 prill, janë intervistuar 1003 votues në qarkun e Shkodrës, të cilët kanë treguar tre problemet më të rëndësishme me të cilat përballet Shqipëria dhe janë më të shqetësuar personalisht.
44% përmendën papunësinë, 37% krizën ekonomike dhe 17% pandeminë nga Covid-19. Ndërsa shëndetësia shqetëson 14% të të anketuarve, 13% janë të shqetësuar nga pensionet/rrogat e ulëta, ndërsa 12% e cilësojnë si problem me të rëndësishëm emigrimin dhe ikjen e të rinjve.
Problemet e tjera që shqetësojnë më shumë qytetarët e Shkodrës janë: korrupsioni 11%,drejtësia/mungesa e rregullit të ligjit 10%, infrastruktura 9%.
Nga të anketuarit, 7% refuzojnë të përgjigjen dhe 13% përmendim probleme të tjera.
Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e katërt të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Top Channel