Plani financiar për bujtinat/ Rama: Kushdo që është në emigracion, do marrë 5000 euro nëse investon në shtëpinë e babës

14/04/2021 17:10

Kryeminstri Edi Rama ka treguar planin financiar të PS për këdo që ndodhet në emigracion dhe është gati të investojë në Shqipëri në shtëpinë e tij të vjetër.

Rama, i cili ndodhet në Peshkopi në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit bëri me dije se do të japin 5000 euro për të gjithë ata që do ta kthejë shtëpinë në bujtinë mikpritjeje.

Rama: Këtu kemi agropërpunues, janë disa. Njëri është i famshëm, ai që bën lëngun e mollës. Ka shumë mundësi më tepër dhe hapja e këtij tregu nuk është hapur një rrugë, është hapur një hapësirë për zhvillim ekonomik.

Ju thashë për bujtinën e jufkave, është një dallëndyshe e parë dhe do e ndjekin me qindra të tjera dhe unë ju them se ne do të japim 5000 euro dhe ky nuk është program elektoral, është plani ynë financiar, për çdo djalë dhe vajzë që është në emigracion dhe është gati të investojë në shtëpinë e gjyshit, të babës apo të vjetër për ta kthyer në bujtinë mikpritjeje duke i dhënë mundësinë që të gjitha paratë që ka kursyer atje dhe në një jastëk ti ketë, le të mos i ketë në bankë, të jenë në regjimin e një amnistie fiskale direkte dhe emigrantët të kenë mundësi që me shtëpinë e gjyshit të fitojnë më shumë sesa kudo ku janë në Londër, Paris, Berlin, Greqi po e po.

Kjo është rruga që ka bërë Italinë që është në një natyrë të ngjashme, nuk është pranë detit, as në majë të malit, jeton në një klimë fantastike, ka një natyrë të mrekullueshme dhe ka ngritur një industri të tërë të mikpritjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA