Pas koncesioneve, anulimi i fiskalizimit është një tjetër premtim i Partisë Demokratike nëse vjen në pushtet.
Për ish-zv. Ministrin e Financave Elton Haxhi ky është një premtim elektoral. Fiskalizimi shton ai është një proces i rëndësishëm dhe zhbërja e faturimit elektronik shton do të sillte dem ekonomik.
“Duke qenë se nuk ka një argument teknik të bazuar, në gjykimin tim është tipikisht elektorale. Duke parë edhe premtimet e tjera të PD është shkatërrimi i atyre që kanë mundësi të shkatërrojnë. Është mungesë serioziteti të luash me biznesin. Nuk është habi që një investim kryer ta shkatërrojë po dëmi ekonomik është aty.” Elton Haxhi, ish-zv.ministër i Financave.
Ndërsa Artur Papapajani ekspert për çështjet fiskale, vlerëson si pozitiv fiskalizimin, por shton se ishte e parakohshëm për Shqipërinë.
“Lëshimi i faturës elektrike hyn tek metodat modern të administrimit fiskal por është i parakohshëm për Shqipërinë. Kemi bërë një regres në administrimin fiskal sepse nuk është punuar në këtë drejtim. Iu duhet vetëm për fiskalizimin të ndjekin një procedurë prej 22 hapash. Ligji u bë për të forcuar kontrollin e administratës. “Artur Papajani, ekjspert për çështjet fiskale.
Sipas Haxhit, bizneset kanë filluar përgatitjet për fiskalizimin dhe deklarata të tilla mund të sjellin vonesa në zbatimin e procesit.
Dëmton gjithë angazhimin dhe burimet njerëzore sepse biznesi do hezitojë nëse do ketë një rotacion politik që do ta zhbënte biznesin. Kjo mund të bëjë që biznesi të përgatitjet me vonesë dhe një dyndje në momentin e fundit do ishte e papërballueshme për kompanitë.” Elton Haxhi, ish-zv.ministër i Financave.
Artur Papajani nga ana tjetër, vlerëson se edhe pse fiskalizimi mund të reduktojë infomalitetin, propozon zbatimin e tij vetëm për bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin.
“Jam optimist që procese të tilla bëhen për të ngushtuar evazionit. Sot duhet t’i japim frymëmarrje biznesit sepse janë seriozisht në vështirësi financiare. Duhej bërë ajo që ka bërë Europa, 5 vjet direktiva vetëm për marrëdhënie biznes-qeveri. Qoftë edhe një pezullim i procesit është relaks për biznesit.” Artur Papajani, ekspert për çështjet fiskale.
Fiskalizimi ka nisur zbatimin në janar të këtij viti për rreth 7600 biznese, teksa faza e dytë biznes-biznes pritet të implementohet në korrik, për të vijuar më pas me atë finale biznes-konumator.
Top Channel