Ndryshe nga fushat e tjera elektorale, Edi Rama drejt Matit dhe Peshkopisë, shkoi përmes rrugës së re të Arbërit duke përcjellë edhe një video mesazh nga brenda tunelit numër 3 tashmë i përfunduar.
Në Dibër ku synojnë fitimin e 3 mandateve, Partia Socialiste zhvilloi takimin elektoral me pjesëmarrjen më të madhe deri më tani, duke respektuar distancimin fizik nga ku kryefjalë ishte Rruga e Arbërit.
“Një Tiranë graviteti jetës sociale dhe një Dibër jastëku i gjelbër i metropolit të Shqipërisë. Vit pas viti mijëra e mijëra njerëz do të vijnë përmes atij aksi për të ardhur e shijuar natyrën e mikpritjen në fundjava. Dibra destinacion turistik. Ky është një vizion që po jetësohet ne duhet të vazhdojmë sëbashku me punë dhe durim se Shqipëria e ardhmja jonë ambicia e cdo nëne që fëmijët kur të rriten të jenë krenar”.
Nga Dibra Rama shpjegoi planin e rritjes së agroturizmit dhe eksporteve.
Dibranëve Rama u foli me shifra konkrete sa shkojnë investimet e nisura.
Për premtimet e Lulzim Bashës, Rama duke përdorur një humor therës tha” Doli nji atje në ballkon Rama ik Mandati 3 ai që thotë Rama ik do t’i bjerë nga rruga Arbrit jo rruga Lulit. Luli universitet në Dibër? Jo ne do t’i çojmë në universitete me programe të universiteve ndërkombëtare. Çuna ju martohuni lekët jua paguan Luli. Sapunin për djathë kush ta haj ta haj!
Top Channel