Top Story/ Paradoksi, pandemia vetëm në portofolin e deputetëve nuk ndikoi, arkëtuan miliona

13/04/2021 22:52

Por cilët janë deputët më të paguar gjatë 2020?

Lista kryesohet nga Artemis Dralo, deputetja e PS-së për Gjirokastrën e cila është shpërblyer me pak më shumë se 2 mln lekë të reja. Pjesën e luanit të përfitimeve të kësaj deputeteje e përbëjnë dietat që shkojnë deri në 125 mijë lekë në muaj, ndërkohë që ajo përfiton edhe qira shtëpie pasi jeton në Gjirokastër si dhe pagesa për pjesëmarrje në komisone.

Po kaq i mbarë ka qenë 2020-a, edhe për Antoneta Dhimën , Senida Mesin, Edlira Bode dhe Xhevit Bushaj të cilët po ashtu kanë përfituar nga 2 mln lekë të reja dieta.

Pavarësisht debateve të forta që shoqëroi futjen në parlament të deputetëve të opozitës së re, duket se nga ana finaciare ata kanë bërë zgjedhjen e duhur.

Nimet Musaj, deputeti i opozitës së re, i cili zëvendësoi Petrit Vasilin pas djegies së mandateve, ka qenë një tjetër deputet që e ka mbajtur ngrohtë kuletën përgjatë vitit të vështirë 2020. Vetëm nga dietat ai përfitoi plot 1.9 ml lekë të reja.
Edhe Ediola Braha, deputetja e shumëprfolur e e LSI-së për Gjirokastrën, që zëvendësoi Vangjel Tavon pas dorëzimit të mandatit ka përfituar mbi 1.9 mln lekë të reja.

Po ashtu edhe tre deputët e tjerë të opozitës së re, Halil Jakimi , Nikolin Staka dhe Arlind Çacani , që u futën në parlament pas djegies së mandateve të opozitës në 2020-ën kanë përfituar mbi 1.9 mln lekë të reja dieta.
Të majmur me dieta e kanë mbyllur vitin 2020 deputetët Edmond Leka, Eugen Bojaxhiu, Luan Harusha apo edhe deputët e opozitës së re që me sa duket i kanë korrur futet e karriges së deputetit si Selami Jenisheri, Kostaq Papa, Ardit Konomi, apo Aurora Mara. Secili prej tyre ka përfituar nga 1.6 deri në 1.9 mln lekë vetëm dieta.

Të gjitha këto përfitimeve u shtohet edhe paga, e cila është në vlerën 118 mijë lekë neto në muaj, gjë e cila e çon rrogën e deputetit deri në 240 mijë lekë të reja në muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA