Shkrimtarja Sabije Dervishi pretendon se flet në ëndërr me persona që kanë ndërruar jetë, të cilët kanë disa kërkesa për të.
Ajo thotë se këto ëndrra ka nisur t’i shohë që në moshën 17-vjeçare. “Më shfaqeshin ëndrra të panjohura. M’u shfaq një ushtar, i thashë çfarë kërkon prej meje. E kam parë dhe në situatë lufte dhe aty ku prehet trupi i tij. Më tha që të shkruaj disa mesazhe dhe të shkoja në vendin e tij. Atëherë ishte periudhë shumë e keqe, filloi lufta dhe nuk munda”.
Sipas saj, oficeri i kërkoi që t’i gjente trupin dhe ajo e gjeti pasi pa vendin në ëndërr. “Oficeri që më tha duhet të ma gjesh trupin. Pasi u gjet, pashë është i njëjti me oficerin që u gjet. Tani jam në kërkim që t’i gjej emrin. Tani në ëndërr më del prapë dhe është i lumtur, që unë po kërkoj, ai ka motër. Ka qenë pjesë e forcave austro-hungareze dhe ka marrë pjesë në frontin e Selanikut”.
Sipas parashikimeve, para se të vinte në luftë, motra e tij ka qenë shumë e sëmurë, ndërkohë që thotë se do të vazhdojë të kërkojë
Top Channel