Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra sipërmarrëse në qytetin e Elbasanit, ku ka bashkëbiseduar për klimën e sipërmarrjes dhe vështirësitë e mbijetesës së biznesit.
E pranishme në këtë takim ishte edhe kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për Elbasanin, Flutura Açka, e cila tha se sot gratë në Shqipëri e kanë më të vështirë se burrat në fushën e sipërmarrjes.
“Unë jam vetë biznesmen në nja farë mënyre, bussineswoman, biznes të librit dhe e kuptoj shumë mirë se çfarë do të thotë të përballesh si grua në fushën e sipërmarrjes sepse nuk e kemi aq të lehtë sa burrat. Ti themi gjërat siç janë, ne nuk mund të marrim prej xhaketë kryetarin e bashkisë ose atë që ka në dorë për të ndihmuar ose për të na dhënë letër, një dokument ose një kredi, e kemi shumë më të vështirë, duam, nuk duam ne, kjo është e vërteta jonë shqiptare. As nuk marri në kafen një burrë që ka në dorë domethënë kredinë tonë, as nuk mund të bëhet marrëveshje të kësaj natyre. Në këtë sens biznesi ynë është shumë më i ndershëm, biznesi ynë është shumë më transparent, kjo është e sigurt por sigurisht kemi edhe këtë vështirësinë tjetër, mendoj se secila prej zonjave ka përvojën e saj edhe do të flasin vetë por unë i shikoj gratë sipërmarrëse si një nyje shumë e fortë lidhëse e shoqërisë tonë” – tha Flutura Açka.
Gratë sipërmarrës ngritën problemet që përballet sot biznesi i tyre, për shkak të taksave të larta, rënies së fuqisë blerëse, të cilët zanafillën e kanë tek gënjeshtrat dhe harresa e qeverisë.
“Veprimtaria ekonomike që ne ushtrojmë është tregtimi i mallrave perdeve dhe metrazheve, mirëpo në këto tetë vite ne kemi hasur shumë vështirësi. Biznesi ynë ka paguar taksa shumë tё larta, tarifat vendore. Por jo vetёm kaq. Pёr shkak se ekonomia ka rёnё, ka rёnё dhe fuqia blerëse dhe kjo ka bёrё qё tё bjerё ndjeshëm ecuria e zhvillimit tё biznesit tonё. Taksat qё na u premtuan qё do tё ishin tё ulëta dhe ekonomia e lartё, nuk arritën dot qё biznesin tonё ta ndihmonin nё ecurinë dhe zhvillimin por ndikoi pёr keq, e dëmtuan dhe kjo çoi nё kalimin e biznesit nё biznes tё vogël” – u shpreh Albana.
“Kam njё biznes tё vogël familjar siç e thashë, fruta-perime. Problemet janë shumë tё mëdha se siç e thashë këto kohët e fundit qe dhe kjo puna e pandemisë qё e ka vështirësuar shumë dhe pjesa mё e madhe e rinisё kanё ikur jashtë shtetit dhe kanё ngelur vetёm tё moshuarit nёpёr shtëpi tё gjithё dhe xhirot nё dyqane janë shumë tё ulëta, dhe taksat ndërkohë janë shumë tё larta. Dhe ndërkohë qё unë kam të bëj me fruta perime që është një gjë që është e parezistueshme, nuk reziston sot për nesër dhe shumë, shumë është e pamundur që t’ia dalësh me gjithë këtë sakrificë. Kur shikon që hyn njeri në dyqan, pati marrë 1 kilogram para një viti, tani merr dy kokrra, dy domate, një kastravec, një spec sa të bëjë një vakt bukë” – tha njw nga pjeswmarrwset.
Basha tha se me planin e Partisë Demokratike për biznesin, i cili parashikon që çdo biznes me xhiron nën 140 milion lekë të vjetra në muaj, nuk do të paguajë asnjë shumë mbi 0.5% të xhiros vjetore në vit, uljen e ccmimit të energjisë elektrike dhe të naftës. Ai gjithashtu tha se një vendim tjetër i qeverisë së ardhshme do të jetë anulimi i procesit të fiskalizimit, ku sipas kreut të opozitës është një proces korruptiv.
“Janë dy gjëra të cilat janë të lidhura me njëra tjetrën, plani ynë për ekonominë dhe plani ynë për gruan në shoqëri. Pse kemi një plan të veçantë për gruan? Sepse me të vërtetë është gjysma e shoqërisë por ka dyfishin e ngarkesës dhe merr më pak përkrahje sesa merr gjysma tjetër e shoqërisë. Edhe sikur ta zhveshim këtë nga përditshmëria, ajo që preku Flutura, domethënë sa e vështirë është për një grua të çajë përpara në raport me një burrë në jetën e përditshme si sipërmarrëse, por jo vetëm, në çdo fushë tjetër çdokush e kupton që në qoftë se ke gjysmën e shoqërisë me dyfishin e ngarkesës dhe gjysmën e përkrahjes krahasuar me gjysmën tjetër atëherë ke një defekt të madh në ingranazhin që e çon shoqërinë përpara. Dy propozime që ne i bëmë dhe për të cilat bëmë betejë: Propozimi i parë që të hiqej taksa për biznesin e vogël gjoja u adoptua pas disa vitesh. Por ju e dini të gjithë që kjo është fiktive sepse me të vërtetë nga njëra anë u hoq taksa për biznesin e vogël siç propozuam ne por nga ana tjetër u shtuan tarifat vendore për shërbime të cilat biznesi i vogël nuk i merr, u shtua çmimi i karburantit, u shtua çmimi i energjisë dhe mbi të gjitha u shtuan gjobat. Gjobat që paguan biznesi i vogël. Me një gjobë të merr dyfish, trefish saç të merrte më përpara me taksimin që gjoja hoqi. Zgjidhja për këtë është fare e thjeshtë.
Nëse ne nuk shëndoshim shtyllën kurrizore të ekonomisë që është biznesi i vogël dhe i mesëm që përbën 98.5% të ekonomisë ndërkombëtare, atëherë ekonomia kurrë nuk ngrihet në këmbë, kurrë nuk mund të ecë përpara. Ndaj dhe platforma për biznesin e vogël është më favorizuesja në rajon. Tavani prej 0.5% të xhiros totale vjetore për taksat dhe tarifat vendore. Nëse i ke më të ulëta dhe natyrisht ne do ta nxisim pushtetin vendor t’i ulë dhe më shumë, akoma më mirë, por 0.5. Asnjë biznes me xhiron nën 140 milion lekë të vjetra në muaj nuk do të paguajë asnjë shumë mbi 0.5 % të xhiros vjetore në vit. Dhe kjo bëhet me qëllim që shtylla kurrizore, biznesi i vogël ta rimarrë veten dhe në këtë mënyrë të ndihmojë gjithë strukturën ekonomike shqiptare. E dyta është çmimi i naftës apo karburantit, naftë, benzinë dhe çmimi i energjisë elektrike. Edhe këtu ne thyejmë rekorde. Ulja e tyre do të garantojë që ju, jo vetëm të mbijetoni po të rinisni ciklin e prodhimit, të tregtimit, të shërbimeve dhe të krijimit të fitimit në vend të zhytjes në borxhe dhe falimentimit. Një pullë e vendosur në vitrinë, në dritare, në hyrje të biznesit të vogël, do t’ia bëjë të pamundur çdo lloj inspektori të shtetit, të futet brenda dhe të terrorizojë dhe të marrë nëpër këmbë sipërmarrësit, t’i trajtojë si të jenë skllevër të shtetit kur në fakt janë ata që mbajnë shtetin, mbajnë dhe shoqërinë, mbajnë dhe ekonominë. Këto pra, do të jenë hapa që menjëherë do t’i vijnë në ndihmë sipërmarrjes në tërësi. Bëjmë me pjesën tjetër të rëndësishme të rolit të gruas që është familja, janë fëmijët dhe nëse shteti është indiferent ndaj sfidave me të cilat përballet gruaja shqiptare për të rritur fëmijët, atëherë s’e ka bërë shteti detyrën e vet. Ndaj, platforma jonë për t’ju ardhur në ndihmë çifteve të reja me subvencione për interesat e kredive për banesat, me bonusin prej 30 mijë leke të vjetra për çdo fëmijë të porsa lindur deri në 5 vjeç, me tekstet falas dhe zgjatjen e orarit mësimor për t’ju ardhur në ndihmë si grave të punësuara ashtu dhe sipërmarrëse. Dhe me garantimin që çdo i ri dhe e re shqiptare që dëshiron të shkojë në Universitet të mos pengohet nga pamundësia e familjes për të paguar tarifat universitare ne besojmë fuqimisht që ndihmojmë familjen në tërësi dhe gruan në veçanti që ka barrën më të rëndë brenda familjes për të menaxhuar apo mirëmenaxhuar edhe në një situatë normale e jo më në këtë situatë të vështirë ku ndodhet Shqipëria sot.
Evazioni fiskal ka arritur kulmin, s’ka raport që nuk e përmend. Pse? Se i rrisin taksat, i trajtojnë 5 biznese si të nënës e 95 si të njerkës dhe pastaj ndërrojnë çdo dy vjet procedurat e fiskalizimit, kasat, e të tjerë, e të tjerë. Prandaj ju garantoj që ky proces të cilin ne e konsiderojmë korruptiv, do të ndalet dhe ju nuk do të paguani. Ata që kanë paguar do të rimbursohen sepse njësoj si gjobat e tjera që ka marr shteti shqiptar për shkak të papërgjegjshmërisë dhe klientelizmit të këtij kryeministri. Fiskalizim i themi ne tani, po është një proces thellësisht korruptiv do të ndalen dhe përgjegjësit do të vihen para ligjit” – tha Basha.
Top Channel