Ushtria e Mianmarit hap zjarr ndaj protestuesve në Bago, 80 të vdekur

11/04/2021 01:58

Të paktën 80 civilë e kanë humbur jetën në Mianmar si pasojë e ndërhyrjes së armatosur nga ushtria në protestat e zhvilluara në qytetin Bago kundër grusht shtetit ushtarak dhe arrestimit të anëtarëve të qeverisë së zgjedhur.

Sipas lajmit të gazetës “Independent”, mësohet se ushtarët në zonën Ma Ga Dit të rajonit Bago kanë hapur zjarr ndaj protestuesve të cilët kanë vazhduar protestën e tyre pavarësisht paralajmërimeve të bëra.

Sipas deklaratave të dëshmitarëve, ushtarët kanë hapur zjarr me armë të rënda dhe kanë përdorur bomba dore kundër protestuesve. Në sulm kanë humbur jetën të paktën 80 persona.

Qytetarët në qytetin Tamu të Mianmarit i kanë ngritur kurth autokolonës së ushtrisë dhe kanë vrarë 3 ushtarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA