Interi harron disfatën në derbi, zikaltrit shënojnë tre gola për tre pikë në Holandë Vetëm 15 sekonda iu deshën Partizanit në Air Albania stadium për të vendosur sfidën me Bylisin në drejtimin e dëshiruar në ndeshjen që mbylli javën e 27 të Kategorisë Superiore.
Skuadra e Të Kuqve bëri dëtyrën e saj teksa e fitoi me lehtësi 3-0 dhe tani e sheh veten në vendin e tretë me 47 pikë, po aq sa edhe Vllaznia në vendin e dytë. Junior ishte ai që në sekondën e 15 ndëshkoi Bylisin duke përfituar nga një gafë e portierit Qirko shënoi golin më të shpejtë të këtij sezoni në Kategorinë Superiore.
Pas këtij momenti gjithçka u bë shumë e lehtë për të besuarit e Ilir Dajës që dominuan totalisht ndeshjen teksa shpërdoruan edhe shumë raste të tjera për të shënuar golin e dytë, një gol të cilin më në fund arritën ta gjejnë në minutën e 69 me Asanin.
Ishte një ndeshje që po zhvillohej në sens unik me partizanin që e kishte kthyer në tabelë qitjeje portën e Bylisit teksa kërkoi tqa kthejë në një goleadë të vërtetë këtë përballje ku në shumë raste protagonist ishte Cinari.
Ky i fundit në minutën e 84 vendosi të mos i shpërdorojë më mundësitë në dispozicion dhe shënoi edhe golin e tretë për Partizanin për të fiksuar fitoren 3-0 të Kryeqytetasve që tashmë e shohin veten në një formë shumë të mirë dhe pretendentë për të fituar titullin kampion në Kategorinë Superiore
Top Channel