Armand Babani, fotoreporteri i njohur shqiptar, i cili punon për mediat ndërkombëtare ka denoncuar Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike për mosrespektim të autorësisë së një fotoje, përdorur prej tyre, gjatë kësaj fushate elektorale.
Përmes një statusi, në faqen e tij në “Facebook”, Armando Babani, shkruan se Partia Demokratike ka përdorur një foto të tij, realizuar prej tij, shumë vite më parë, duke mos respektuar të drejtën e autorit.
Babani ka ironizuar Bashën dhe programin e së djathtës.“Sot është parë në dyert e qytetarëve kjo thirrje figurative….duke përdorur një foto që me siguri ka një autor… Vetvetiu më lind dëshira të di se çfarë ka PD në programin e saj për të drejtën e autorit….?”, shkruan Babani, i cili vitet e fundit jeton dhe punon në Gjermani, për një agjenci të mirënjohur ndërkombëtare.
Top Channel