Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një 44-vjeçare ka goditur me thikë vjehrrën duke i shkaktuar vdekjen.

Autorja me iniciale M. M., 44  vjeçe është arresuar  dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të 11 prillit, ku  dyshohet se për motive të dobëta 44-vjeçarja  e ka goditur me thikë vjehrrën e saj. Viktima është identifikuar me iniciale N. M., 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë  menjëherë.

Si ndodhi ngjarja

Sipas informacioneve të fundit, një zënkë e çastit mes tyre ka sjellë që nusja, e cila vuante nga depresioni ta kërcënonte me thikë por pa dashur ta vriste.  Por ajo se ka kontrolluar veten dhe e ka prerë  në një arterie në qafë. Nga humbja e gjakut e moshuara ka humbur jetën. E ndjera është nënë e katër fëmijëve. Bashkëshorti i së ndjerës punonte si shitës ambulant në Maqellarë.

Maqellarë/Dibër

Goditi me mjet prerës ( thikë), vjehrrën e saj duke i shkaktuar vdekjen,  arrestohet në flagrancë nga policia  44 vjeçarja. Nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases :  M. M., 44  vjeçe, banuese në fshatin Burrim,  Maqellarë, pasi në orët e mbrëmjes datë 11.04.2021, në banesën e saj dyshohet se për motive të dobëta,  ka goditur me mjet prerës (thikë) vjehrrën e saj, shtetasen  N. M., 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë  menjëherë.  Grupi hetimor në vendngjarje ka  sekuestruar në cilësinë e provës materiale  mjetin prerës që dyshohet  se është përdorur nga autorja e ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrdhënieve familjare”.

 

Top Channel