Festivali i çmendur i prillit/ Mijëra skiatorë në të brendshme, rrëshkasin në paradën ruse të rrëpirës (fotot)

10/04/2021 21:40

Qindra entuziastë të sportit kanë marrë pjesë edhe sivjet në paradën skiatore në bikini ose të brendshme, të kthyer tashme në festivalin alpin në pistat e Sochi në Rusi.

Pjesëmarrësit kalojnë një javë në festivalin që celebron fundin e motit të ftohtë, duke bëre sport në të brendshme në temperatura deri në 9 gradë C, me dëborën ende të pashkrirë.

Eventi i përvitshëm që zhvillohet në rezortin Rosa Khutor, nisi të mërkurën dhe vazhdon deri të dielën.

Shumica e pjesëmarrësve dalin në pista me rroba-banje, pantallona të shkurtra apo bikini. Ende nuk dalloheshin pjesëmarrës që mbanin maska në fytyrë.

Tashmë në vitin e tij të gjashtë, festivali i njohur si ‘BoogelWoogel’ u bë fillimisht i famshëm prej vitit 2018, kur rreth 2,000 skiatorë thyen rekordin Guinness për rrëshkitjen më të madhe në botë të skive në rrobabanje.

Në vitin 2019, rreth 30,000 njerëz erdhën në nje kohë në rezort dhe parada në të brendshme u bë e shoqëruar nga një orkestër e plotë që rrëshkiste me ski bashkë me ta.

“Ne pamë celebrime të vërteta kurajoje, rezistence dhe egërsie ndaj dimrit që ishin vërtet një surprizë edhe për organizatorët”, tha Nikita Girin, organizatori kryesor i BoogelWoogel carnival.

Rezorti në Sochi ka gjithashtu konkurrencë nga një nga rezortet kryesore të Siberisë, Sheregesh në Kemerovo që çdo vit mban një event të ngjashëm dhe tërheq pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Në 2017, rezorti i Sheregesh tentoi të thyente rekordin e Sochi të skiatorëve në të brendshme duke mbledhur 1498 skiatorë apo ‘snowboarder’,  por nuk mori dot vendimin zyrtar nga komisioni Guinness.

FOTO GALERI
11/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA