Prokuroria e Tiranës jep detaje mbi hetimin për shpërdorim detyre të punonjësve të kontrollit ajror pas sekuestrimit të grafikëve sipas të cilëve duhet të ishin në detyrë ata.
Burime te gazetares Anila Hoxha thonë se nga hetimi i deritanishëm rezulton e provuar që ishin te planifikuara për të udhëtuar 13 linja nga Rinasi.
Prej tyre pesë janë nisur, kurse tetë janë pezulluar. Punonjësi A. K. ka shkuar në vendqëndrim për të marrë informacion për linjat e fluturimit ku dhe i është thënë nga load kontrolli se linja e Athinës ishte nisur për në Tirane dhe se do të ulej në orën 9. Punonjësi dëshmon dhe ka shkruar në procesverbal se në orën 9.20 konstatoi në pistë avionin e linjës Rinas-Stamboll që duhet të ishte nisur.
” Pyeta marshallin e VQA se përse nuk është nisur avioni”, dëshmon punonjësi A.K., “marshalli me tha se janë në grevë punonjësit e AlbControl dhe se janë ne pritje të një konfirmimi.”
Burime te besueshme të Anila Hoxhës shtojnë se ky hetimet sqarojnë dinamikën se si ky punonjës është rikthyer në zyrat e load kontrollit dhe se aty është njoftuar se avioni Athinë-Tiranë është kthyer mbrapsht.
E pyetur gjatë mbrëmjes punonjësja e ODM, Edona Pullazi pohon se e mori detyrën dhe turnin e aty kolegu e kishte njoftuar se i kishte ardhur e-mail për pezullimin e fluturimeve nga ora 9.23 deri në 12.
Pullazi shton ” më pas erdhi e-mail po nga AlbControl që anuloi mesazhin e parë dhe që lejonte fluturimet deri në 12 dhe më pas erdhi e-maili i fundit për pezullimin e fluturimeve deri ditën e nesërme datë 8″.
Këto e-maile i janë vënë në dispozicion hetuesve. Prokuroria ka sekuestruar sot grafikët e turneve, ku turni i parë kishte dhjetë kontrollorë në detyrë, i dyti dhjetë dhe i treti 7 punonjës.
Të gjithë këta kontrollorë që ishin të planifikuar në grafikë gjatë kësaj dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën.
Top Channel