Ftesë në 5/ Përlotet Arben Manaj, rrëfen për herë të parë për divorcet dhe jetën si gjysh
Ayanna Williams ka fituar rekordin botëror Guinness për thonjtë më të gjatë në botë, por së fundmi i ka dhënë fund ëndrrës duke i prerë ato.
Gjyshja amerikane me thonjtë më të famshëm ka hequr dorë nga hobi i saj me ndihmën e Dr. Allison Readinger të klinikës dermatologjike Trinity Vista në Texas.
Pas matjes së fundit, ekspertët përdorën një mjet me prerëse rrotulluese për procedurën.
Ayanna theu rekordin e mëparshëm të thonjve më të gjatë duke arritur gjatësinë totale 733.55 cm. Ajo thotë se nuk i kishte prerë thonjtë e saj që prej fillimit të viteve 1990-të.
Gruaja pranon se ishte një eksperiencë “emocionale, e lumtur dhe e hidhur”.
Edhe kur ishte fëmijë Ayannas i adhuronte thonjtë dhe zbukurimet e tyre.
Me to ajo kishte fituar rekordin Guinness që në vitin 2018 kur gjatësia e tyre ishte 576.4 cm.
Ayanna thotë se megjithë pasionin e saj, përballej me vështirësi të shumta në jetën e përditshme prej thonjve dhe tanimë ndjehet e çliruar.
Ajo thotë: “Me ose pa thonjtë unë jam përsëri mbretëresha. Mu nuk më bëjnë thonjtë, unë i bëj ato”.
Ayanna është mbajtës e rekordit për femrat ndërsa për burrat, Lee Redmond në SHBA mban rekordin me thonjtë prej 8.65 m gjatësi, të cilët i rrit prej vitit 1979.
Top Channel