Olivia dhe Muhammad në krye të listës, publikohen emrat më popullorë të vitit 2025 në Angli dhe Uells
Dy motra binjake identike që janë martuar me dy vëllezër binjakë kanë publikuar fotot e adhurueshme të djalit të tyre të parë, Jett.
Brittany e Briana Deane, 33 vjeçe, kanë mbetur shtatzënë në kohë thuajse të njëjtë me partnerët e tyre 35 vjeçarët Josh e Jeremy Salyers.
Josh e Brittany përdorën llogarinë e përbashkët të dy çifteve amerikane në Instagram, për të shfaqur foton e djalit të tyre Jett.
Në komentin e fotos së djalit të vogël, ata shkruanin, “I adhuruar nga katër prindër”.
Më herët Josh shkruante për gruan e tij: “Brittany ishte e shkëlqyeshme gjatë lindjes. Jam shumë krenar për ta dhe i emocionuar të jem babai i Jett!”
“Ne mezi po presim që dhe Briana & Jeremy të kenë beben e tyre! Briana është në tremujorin e fundit të shtatzanisë”.
Katërshja e famshme tregon se janë njohur në një event të posaçëm për binjakët në 2017. Prej atëherë dy çiftet kishin nisur të dilnin me njëri-tjetrin dhe pas gjashtë muaj dy vëllezërit Salyers bënë propozimin e madh.
Ata kanë bërë një martesë të përbashkët në 5 gusht 2018, në të njëjtën shtëpi në Virginia, SHBA, ku jetojnë së bashku edhe sot.
Në njoftimin për shtatzaninë e tyre në llogarinë e përbashkët në rrjetet sociale, thuhej: “Të dyja çiftet presin fëmijë. Jemi të lumtur e të emocionuar të jetojmë pritjen e përbashkët dhe të ndajmë këtë lajm me ju. Fëmijët tanë jo vetëm do të jenë kushërinj, por dhe vëllezër gjenetikë nga dy çifte binjakësh”.
Fansat kenaqeshin me postimet e çifteve, teksa disa prej tyre shkruanin: “Mezi pres të shoh sa do të ngjani me fëmijët tuaj. Kështu të shkëlqyer qofshi përherë”.
“Shpresoj që edhe Briana të lindë një djalë që ata të jenë gjenetikisht vëllezër-kushërinj,” shkruante një tjetër.
Tashmë faqja e tyre ka 86000 ndjekës, 60 000 më shumë se para se të njoftonin shtatzaninë në gusht.
Top Channel