Çafka evropiane që ushqehet nga gryka e nënës, mes finalistëve në Fotografitë e Vitit të Zogjve

31/03/2021 16:13

Shqiponja e detit që godet dhelprën me krahët e saj për ta përzënë nga territori, dhe zogu i çafkës evropiane që merr ushqimin thellë në gojën e nënës së saj, ishin mes disa prej fotove spektakolare në konkurrimin e botës së zogjve.

Kompeticioni i sivjetshëm për Fotografinë e Vitit të Zogjve përfshinte gjithashtu pulebardha gjigande të Atlantikut gjatë sezonit të shumimit, në shkëmbinjtë Hornøya në Norvegji, apo qukapikë sqep-kuq që lundronin në kurrizin e hipopotamit, në parkun kombëtar të Zambia.

Këtë vit kompeticioni kishte 22,000 pranime për konkurrim, nga e gjithë bota.

Drejtori Will Nicholls, tha: “Standardet e fotografive ishin shumë të larta dhe diversiteti i specieve ishte i madh. Gjykatësi do të kenë një detyrë të vështirë në zgjedhjen e fituesve”.

Në galerinë e mëposhtme jepen përshkrimet dhe pamjet e momenteve më të spikatura në fotot …

FOTO GALERI
2/28
Shqiponja bisht-bardhë duke goditur dhelprën me krahë ne luften per territor, në Rausuu, Japoni, nga fotografi Fahad Alenezinga

Top Channel