A do të kalonit në të? Ura kineze e xhamtë është aq e jashtëzakonshme sa shumë nuk e besojnë si të vërtetë (fotot)

29/03/2021 19:24

Për disa, ura kineze Ruji shkon përtej të zakonshmes.

Në foto shihet ura e dyfishtë prej xhami me dizajnin e valëzuar në formë zinxhiri ADN-je, që për shumë njerëz është tepër e frikshme për të kaluar.

Kur pamjet e urës Ruji dolën për herë të parë në mediat sociale përdoruesit ishin aq të trembur sa thonin se nuk do të shkelnin kurrë në të, ndërsa të tjerë ishin aq skeptikë sa që besonin se ura që qëndron 140m rrëpirat malore, është e rreme.

Ura është 100 metra e gjatë dhe gjendet në luginen Shenxianju në provincën Zhejiang.

Ajo është quajtur Ruji pasi dizajni i saj supozohet të ngjajë me kokën e shkopit të mbretërve, që në Kinë supozohet të sjellë fat të mirë.

Në fakt ura përbëhet nga tre kalime të veçanta të valëzuara, të ndërtuara prej xhami transparent, raporton Zhejiang China. Ajo është dizenjuar nga  He Yunchang, ekspert i strukturave të hekurta, që ka krijuar dhe stadiumin e famshëm kinez “Foleja e Zogut”, për Olimpiadën e vitit 2008.

Duke postuar një video të saj në rrjet, astronauti amerikan Chris Hadfield thoshte me shaka: “Në këtë urë dua parmakë më të sigurtë”. Që prej hapjes shtatorin e shkuar, ura është vizituar nga 200,000 njerëz.

FOTO GALERI
2/7
Kur pamjet e urës Ruji dolën për herë të parë në mediat sociale përdoruesit ishin aq të trembur sa thonin se nuk do të shkelnin kurrë në të

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA