57-vjeçarja lind djalë, pasi humbi vajzën adoleshente nga kanceri (fotot)

29/03/2021 21:14

Vajza 13-vjeçare e Barbara Higgins e Kenny Banzhoff, vdiq papritur në 2016 prej një kanceri të padiagnostikuar në tru.

Por mosha duket se është vetëm një numër për mesuesen 57 vjeçare Barbara Higgins, e cila së fundmi lindi një djalë.

Ajo solli në jetë djalin e quajtur Jack më 20 mars pasi kreu trajtim fertilizimi artificial, së bashku me bashkëshortin Kenny Banzhoff.

“I mundëm të gjitha shanset,” thotë 65 vjeçari Banzhoff, për mediat vendase. “Jam shumë krenare për gruan, ajo ka treguar një displinë ushtarake gjatë të gjithë kësaj.”

Lajmi i mirë i çiftit vjen vetëm pesë vjet pasi ata raportuan humbjen e bijës së tyre 13 vjeçare Molly nga një tumor i pa diagnostikuar në tru.

Pas vdekjes së Molly, Higgins tha se nuk ndalonte dot së menduari për të pasur një fëmijë, për të qenë bashkë me vajzën e tyre në jetë Gracie.

“Ëndërrat e mia për fëmijën kishin lidhje me humbjen e vajzës, kaluan edhe dy vjet me këtë mendim që nuk më hiqej nga koka”, shton ajo.

Pas gjetjes së një klinike fertilizimi artificial (IVF) në Boston që mund të trajtonte dikë në moshën e Higgins, ata vendosën të vazhdonin me shtatzaninë.

Higgins ia krediton shtatzaninë e saj të tretë pa probleme stilit të shendetshëm të jetesës, duke thënë se stërvitet rregullisht, madje deri në ditën e lindjes.

Lindja në moshën 57 vjeçare e bën atë gruan më të moshuar që e bën këtë në rajonin amerikan të New Hampshire. Higgins tha se mosha e saj nuk ishte një faktor në vendimin për të pasur një tjetër fëmijë.

“Askush nuk mund të lindë një fëmijë dhe të dijë me siguri se do të jetë gjallë derisa ai ose ajo do të rritet”, thotë gruaja për mediat, duke shtuar se nuk është e shqetësuar as për gjykimet apo faktorët e jashtëm.

“Jemi vetëm unë dhe Jack dhe jeta jonë e përditshme. deri tani kemi ecur mirë shyqyr. Kush e di ku do të jemi pas 10 vjetësh, ashtu si askush nuk e di se ku do të jetë pas dhjetë vjetësh. Këtë nuk mund ta parashokojë askush. Përse të mos lindë Jack vetëm sepse unë jam e moshuar?”

FOTO GALERI
2/4
Higgins ia krediton shtatzaninë e saj të tretë pa probleme stilit të shendetshëm të jetesës, duke thënë se stërvitet rregullisht

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA