“Pranverë 2021″/ Louis Vuitton prezanton modelet në stilin e ‘rrugës’ që mund t’i veshim të gjithë

25/03/2021 14:06

Louis Vuitton përsëriti shfaqjen me veshje të ‘pranverë 2021’, për të kujtuar sërish emocionet e pasarelave, por tashmë në rrugë.

Kanë kaluar më pak se dy javë që kur Nicolas Ghèsquiere organizoi shfaqjen e tij të vjeshtës 2021 Louis Vuitton në Louvre, transmetuar drejtpërdrejt në botë pa asnjë audiencë.

Kjo “shfaqje” e solli sezonin në një fund energjik dhe të gëzueshëm, por në Singapor, shtëpia e modës, përsëriti koleksionin e saj të pranverës 2021, si një kujtesë e të gjitha pjesëve të reja emocionuese që filluan në dyqane tani. Konsideroni për gardërobën tuaj: minifunde të shoqëruar me xhaketa të përmasave të mëdha, kostume me atlete, dhe bluza me dizejno.

Në shfaqjen e Singaporit, të pranishmit, panë veshjet dhe kombinimet e veçanta të LV.

FOTO GALERI
2/19

Top Channel