Pezullohet përgjithmonë nga sporti! Peshëngritësi Arbër Çercizi pozitiv për kokainë

25/03/2021 14:24

Peshngritësi Arber Çercizi nga kontrolli i antidopingut i federatës shqiptare të peshëngritjes ka rezultuar pozitiv me kokainë, mëson Top Channel.

Kjo federatë vendosi ta pezullojë përgjithmonë nga sporti duke qenë se është përsëritës.

Kujtojmë se Arbër Çerçizi rrëmbeu 2 medalje bronzi në Kampionatin Europian të peshëngritjes për Junior dhe U-23, që u mbajt në Bukuresht të Rumanisë në vitin 2019.

Njoftimi i plotë:

Federata Shqiptare e Peshengritjes gjate zhvillimit te Kmpionatit Kombetar per te rritur te zhvilluar ne date  20-21 shkurt 2021 ne qytetin e Durresit, duke pasur ne moton e saj luften e panderprere ndaj fenomenit te dopingut i kerkoj OKAD-se ne Shqiperi kontrollin antidoping per te gjitha sportistet pjesemarres ne kete Kampionat. Mbas marrjes se mostrave me date 22.03.2021 vjen pergjigja nga OKAD, sipas testit No LC 1001/21, Ku ka rezultuar Pozitiv me substance Kokaine, sportisti Arber Cercizi.

Te gjitha sportistet pjesemarres ne Kampionatin Kombetar dolen negativ perjashtim ben sportisti I Klub Sport Apollonia Z. Arber Cercizi, I cili doli pozitiv me substancen Kokaine. Ne kete situate ku Federata po Lufton per sport te paster mbasi eshte goditur nga ky fenomen dhe ky sportist eshte perserites, mblodhi Komotetin Ekzekutiv ne menyre urgjente sot me daten 25.03.2021 dhe vendosi masat ekstreme. Perjashtimin e sportistit Arber Cercizi pergjithmone nga sporti I Peshengritjes, si dhe trainerit te Klubit Sportiv Apollonia per nje periudhe 5 vjecare te mos ushtroje profesionin e trainerit. Per cdo sportist qofte ai dhe madalist qe do dali pozitiv nga kontrolli I kerkuar nga fedarata do te kete te njejten mase (perjashtim nga spoti).

Bashkelidhur po ju dergojme dhe raportin e sjelle nga OKAD.

Me respekt

President I FSHP-se, Elez GJOZA

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA