PS kundër listës së PD me shumë emra/ Do të ankimohet vendimi i  KAS që rikthehu 69 kandidatë të opozitës në garë

24/03/2021 15:06

Marrëdhënia e Ilir Rusmailit me Partinë Demokratike është ndarë mes  urrejtjes dhe dashurinë, por kjo e fundit mbizotëroi në mbledhjen e fundit të Komisionit të Ankimimeve dhe Ankesave.

Vota e ish ministrit demokrat  shpëtoi listën e demokratëve nga krasitja  duke rikthyer ne garë 69 kandidatët e skualifikuar. Rusmali vendosi të bashkojë votat me dy anëtarët e propozuar nga radhët e opozitës duke rikthyer listën me 222 kandidatë të opozitës .

Vendimmarrja e KAS,  për Partine Socialiste   krijon pabarazi në garë në një kohë se ajo ka regjistruar vetëm 153 kandidatë  ashtu sikurse edhe subjektet e tjera zgjedhore . Fjala e fundit i takon Kolegjit Zgjedhor  ku socialistet   kanë shpresë të marrin drejtësi teksa  na ndan vetëm një ditë nga nisja fushatës e garës elektorale.

Ankimimi i socialistëve në gjykatë mesa duket do mbaje peng  edhe për pak ditë  debatin për kompoziomin   fletës së votimit ku do duhet të reflektohet edhe numri i  madh i kandidatëve për deputet. Varietetet e fletës së votimit janë tashmë gati, por  palët ndahen serish. Socialistët kërkojnë  që kandidatët të shënohen me numra, ndërsa opozitarët mbështesin pasqyrimin e kandidatëve me emra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA