Kadri Manaj me profesion programues dhe inxhinier prej disa vitesh ka çelur një platformë dixhitale ku asiston në mënyrë inteligjente aparaturat e prodhimit të bitcoin dhe monedhave të tjera virtuale. Platforma sinjalizon në çdo kohë, kudo ku janë këto paisje anembanë globit nëse ato janë fikur, kanë pamjaftueshmëri të energjisë elektrike, u është rritur temperatura dhe po prodhojnë jo mjaftueshëm, etj. Është një sistem i automatizuar pa qenë nevoja ti diagnostikosh paisjet në vend.

Manaj në platformën e tij ka 300 klientë prejt të cilëve një pjesë nga Shqipëria, Kosova dhe të tjerët nga vende të ndryshme të botës.
“Kjo ishte njohja ime e parë me këtë lloj fushe. Pasi krijova këtë sistem, klientët e parë ishin ata që njihja, por u rrit shumë papritur kërkesa për ta përdorur këtë lloj sistemi , pas e lehtëson shumë punën dhe prodhon më shumë se një sistem normal sepse i mban paisjet në nivel optimal dhe i ndryshon monedhat në varësi të çmimit të tyre cila ka çmimin më të madh. Bën smart minining dhe ndryshon monedhat nga një në një tjetër në varësi të përfitimit.” u shpreh, Kadri Manaj, Programues.

Manaj konfirmon për Top Story që në Shqipëri prodhohet bitcoin dhe monedha të tjera virtuale. Pjesa më e madhe e tyre janë persona individualë të cilët kanë një 1- 3 paisje të cilët i mbajnë nëpër shtëpi, dyqane, mjedise familjare. Por ka edhe të tjerë të cilët kanë ferma të mëdha me 10-20 paisje e më shumë. Pjesa më e madhe e këtyre paisjeve është e zhvilluar në tregun e Kosovës sepse janë pak më të zhvilluar se individët në Shqipëri përsa i përket anës teknologjike.

Shumica e klientëve nuk tregojnë se ku i kanë fermat, për arsye të sigurisë nga frika e hakerimit, pasi mund të hyet në këto ferma dhe mund ti kthejnë në prodhim për interesat e tyre. Arsyeja tjetër e ruajtjse së anonimatit është frika nga shteti. “Fitimet normale janë shumë shumë të mëdha, pasi sa më shumë fuqi të kesh në rrjet, aq më shumë shpërblim merr nga rrjeti. E gjitha kjo vlerë nuk është se shkon në cash, pasi një pjesë shkon për të blerë paisje të reja, për të rinovuar paisjet, e mandje kthehen në të ardhura si çdo biznes. Mund të themi që ekziston ky lloj tregu, kjo lloj mënyre për të prodhuar lekë, unë e shoh nga platforma ime që ka një rritje të madhe këto katër muajt e fundit. Ka një rritje shumë të madhe dhe çmimet e paisjeve janë shumë të larta. Dhe njerëzit akoma kërkojnë.” u shpreh, Kadri Manaj, Programues.

Manaj është njohur me klientët e tij përmes internetit, pasi edhe kjo fushë ka grupet e veta si në facebook, telegram, e çdo lloj platforme të cilët flasin vetëm për këtë lloj teme; për problemet, përfitimet, si mund të përfitojnë më shumë, si të bëjnë që këto paisje të prodhojnë më shumë, të kalojnë atë kapacitetin minimal që kanë.

“Ata që regjistrohen në platformën time përdorin emaile fallco. Nuk kam kontakt të drejtpërdrejtë me ta, por pjesa më e madhe janë njerëz që merren me teknologji, që janë të informuar se si funskionon kjo gjë, por ka edhe persona të cilët nuk dinë se si funskionon kjo fushë, por dinë që prodhohet dhe bëhen lekë dhe i futen.” u shpreh, Kadri Manaj, Programues.

Aktualisht vështirësia për të prodhuar bitcoin është rritur sepse monedha është e kufizuar ndryshe nga paraja fizike që prodhohet nga bankat qendrore sipas politikës monetare në fuqi. Deri më tani janë prodhuar 19 mln bitcoin teksa kufiri maksimal është 21 mln të tillë. “Prodhimi është më kufizuar. Shembulli: nëse marrim një kamion që është mbushur me kuti të njëjta , këto janë blloqe të prodhuara nga blockchaini dhe ato duhet të futen në një magazinë; në ditën e parë blloku i parë ka qenë shumë i shpejtë. Për të mbushur nëj sasi të caktuar mund të bëhet shumë shpejtë, kur kalon koha për ti çuar këto kuti në fund të magazinës do të duhet shumë më shumë kohë dhe sasia e caktuar e kutive për ti shkarkuar është më e gjatë.” u shpreh, Kadri Manaj, Programues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA